Divorci mes Joe Jonas dhe Sophie Turner bëhet shkak që të zbulohet emri i vajzës së tyre!
Divorci i papritur dhe mesa duket aspak "miqësor" mes Joe Jonas dhe Sophie Turner ka pasur edhe një "efekt anësor" le ta quajmë kështu, teksa dokumentat e dorëzuara në gjykatë nga aktorja, për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të tyre, kanë zbuluar emrin e vajzës së dytë të ciftit, ndërkohë që ata ishin kujdesur ta mbanin sekret për një kohë relativisht të gjatë.
Kështu, sipas "Page Six", që ka siguruar edhe dokumentat zyrtare, vajza 1-vjecare mban emrin Delphine. Emri i saj në dokumentat ku Sophie "kërcënonte" me padi Joe, për mbajtjen pa leje të fëmijëve në SHBA, nuk ishte zbuluar, duke u shënuar vetëm me iniciale, ndërsa në dokumentat e reja, që bëjnë me dije se (ish) cifti do luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve, zbulojnë emrin Delphine.
Kujtojmë që artisti dhe aktorja e "Game of Thrones" kanë edhe një tjetër vajzë, Willa, 3 vjec, lindur më 2020. Ndërkohë Delphine erdhi në jetë në korrik të 2022.
Pavarësisht deklaratës së përbashkët të tyre në Instagram, ku konfirmuan ndarjen, divorci mesa shihet deri më tani, nuk do të jetë aspak i lehtë, jo vetëm për shkak të fëmijëve, por edhe për shkak të sjelles së Joe.
/News31