GOSS-BIZ 23 Maj 2023, 11:18

Dita e dasmës po afron dhe Klea Huta ka vetëm një "merak"

Dita e dasmës po afron dhe Klea Huta ka vetëm një

Cdo ditë që kalon jemi më pranë dasmës së Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Çifti ka vendosur të martohet në muajin Qershor në një nga vendet e Jugut të Shqipërisë dhe përgatitjet kanë nisur.

Por mesa duket ata që nuk janë përgatitur ende, janë nusja dhe dhëndri. Meraku që ka Klea, me siguri do të gjejnë veten shumë vajza - kërcimet në cift.

Klea ka ndarë një video në “instastory” ku tregohen disa incidente që kanë ndodhur mes çifteve duke kërcyer në dasmat e tyre. Duke zgjedhur kështu që këtë merak të saj, ta kthejë në "meme".

”Ne në dasmën tonë”- shkruan Klea teksa i bën tag edhe Elgitit.

Dita e dasmës po afron dhe Klea Huta ka vetëm një

Kujtojmë se Klea dhe Elgiti kanë vendosur të bëjnë dasmën në ditëlindjen e tretë të djalit të tyre, Kridit. Dasma do të mbahet në 4 qershor në Livadh, Himarë. Dhe ne shpresojmë që deri atëherë, ky "muhabeti" i kërcimeve të jetë sqaruar.