GOSS-BIZ 28 Qershor 2022, 14:43

Ditë të bardha për Will Smith, pas incidentit në “Academy Awards”aktori shënon suksesin e parë

Ditë të bardha për Will Smith, pas incidentit në

Ditët jo të për aktorin e njohur Will Smith duken se po marrin fund kjo pasi së fundmi ai ka fituar çmimin aktori më i mirë për kategorinë “Sports Drama”.

 

Mes disa emrave Smith arriti të triumfonte duke fituar këtë çmim të rëndësishëm i cili sigurisht është një plus më shumë në karrierën e tij, edhe pse jo i pranishëm emri i tij u përmend në sallën e madhe.

 

Që prej shuplakës famëkeqe në Oscar ndaj komedianit Chris Rock ai u përball me një sërë kritikash dhe një situatë aspak të këndshme e cila ndikoi në imazhin dhe karrierën e tij.Pas kësaj ngjarje Will qëndroi për një periudhë të shkurtër në heshtje duke mos dashur ta kujtojë këtë pjesë.

 

Ai pranoi për herë të parë publikisht gabimin e bërë duke i kërkuar falje komedianit për incidentin e ndodhur, nga ana tjetër Chris nuk ka komentuar asgjë rreth asaj nate duke vazhduar të merret me projektet e tij ku siç duket ka vendosur ta hedhi pas krahëve këtë ngjarje të shëmtuar e cila shënoi dhe fundin e miqësisë me Will Smith.