GOSS-BIZ 19 Mars 2023, 10:31

Diola Dosti: Kam ftuar ish-partnerin me të dashurën të bëjnë pushime me mua

Diola Dosti: Kam ftuar ish-partnerin me të dashurën të

Diola Dosti një nga ish-konkurentet e "Big Brother Vip Albania", ka folur për jetën e saj pas daljes nga reality-show ku qëndroi më shumë se 3 javë.

E ftuar në “Glamour Zone” Diola sqaroi gjithë thashethemet që janë përhapur për të, të vërtetën e lidhjes së shumëpërfolur me Xhonatan Islamin, si dhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin.

Nustricionistja, theksoi se me ish-bashkëshortin ruan një raport korrekt për hir të vajzave, dhe absolutisht nuk është xheloze për lidhjen e tij të re, ashtu siç u aludua gjatë sherrit të saj me Luizin brenda Big Brother.

E pyetur nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola u shpreh:

“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre. Unë i thash ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”, ka përfunduar Diola.