GOSS-BIZ 24 Mars 2023, 14:12
Diola Dosti humb njeriun e shtrenjtë!

NEWS-31
Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, nutricionistja Diola Dosti e ka nisur ditën e sotme me një lajm të hidhur. Diola ka humbur një person shumë të dashur, gjyshen e saj.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo me anë të një Instastory.
“Lamtumirë fisnikja, gjyshja ime e shtrenjtë”, ka shkruar Diola mbi foton ku shihet duke e mbajtur dorën e gjyshes së saj të ndjerë.
Diola ka treguar se gjyshja ka dhënë frymën e fundit në duart e saj.
“E shtrenjta ime! Dhe shpirt në duart e mia. Do më mungosh shumë e mira, nënë Sofia. Shpirti t’u bëftë dritë se ike në muajin e shenjtë të Ramazanit. O shpirt pranverë"
Ngushëllime!