GOSS-BIZ 21 Nëntor 2022, 12:16

Dikur nuk vendoste këngët e Mozzik në club, Dj Sardi zbulon një herë e mirë arsyen dhe raportin që ka sot me reperin

Dikur nuk vendoste këngët e Mozzik në club, Dj Sardi zbulon

Vite më parë gjatë intervistave të tij, Dj Sardi u shpreh se nuk i vendoste asnjëherë këngët e Mozzik  në club-et ku ftohej për të luajtur muzikë. Së fundmi, Dj i njohur shqiptar ka treguar arsyen e asaj deklarate si dhe ka treguar raportin që ka sot me këngët e reperit shqiptar.

I ftuar në programin “E diell”, Sardi tha se në atë kohë kur është bërë ajo deklaratë, këngët e Mozzik ishin të papërshtatshme për setet e tij muzikore, prandaj nuk i vendoste. Në vijim, duke i kërkuar falje Mozzik, Sardi u shpreh se tani jo vetëm që i luan këngët e reperit por e cilëson edhe si një nga tekstshkuresit më të mirë.

“Në kohën kur unë jam pyetur, realisht nuk ka pasur një këngë të Mozzik që më hynte në punë në setin tim në lokal. Më pas, ka bërë një këngë shumë të bukur që më ka ndihmuar me setin tim dhe që i kam vendosur. Nuk ka qenë se nuk do luaja ndonjëherë këngët e Mozzik, por deri në atë moment, këngët e tij nuk më përshtateshin me setin tim për në club. Gjithsesi i kërkoj falje, sepse Mozzik është një nga tekstshkruesit më të mirë që ka Kosova”, ka përfunduar Sardi.