GOSS-BIZ 27 Mars 2023, 21:06

Digitalb dhe “Vëllai i Madh” plotësojnë dëshirën speciale të banorëve të “BBV”!

Digitalb dhe “Vëllai i Madh” plotësojnë

Mbrëmjen e sotme Kombëtarja shqiptare ka nisur aventurën e "Euro 2024" me përballjen kundër Polonisë, ndeshje kjo që sigurisht ka "gozhduar" para ekranit me gjasë të gjithë fansat e futbollit. Njësoj si ne, para ekranit të "Digitalb" sonte ndodhen edhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa platforma e transmetimit dhe "Vëllai i Madh" i kanë plotësuar dëshirën për ta parë "live" ndeshjen.

Kështu, ka qenë Luizi bashkë me disa konkurentë të tjerë që i kanë bërë kërkesë produksionit që të mund ta ndjekin përballjen e rëndësishme dhe ata ja kanë bërë të mundur këtë, teksa aktualisht ata ndodhen para ekranit gjigand duke bërë tifo si të gjithë ne. Për më tepër që në momentin para se të niste ndeshja komentatorët i kanë përshëndetur banorët, duke i kushtuar disa sekonda faktit që ndeshja po ndiqet edhe nga shtëpia e "BBVIP", cka solli edhe reagimin e personazheve. 

Shpresojmë të na sjellin fat mbrëmjen e sotme! 

/News31