Dhuna në familje, beteja me sëmundjet dhe humbja e fëmijëve, jeta e vështirë përtej shkëlqimit në skenë e Tina Turner!

Ditën e djeshme muzika dhe e gjithë bota humbi një nga legjendat e Rock & Roll-it, artisten ikonike Tina Turner, e cila prej kohësh luftonte me një sëmundje të rëndë, teksa këngëtarja u nda nga jeta në moshën 83-vjecare në shtëpinë e saj në Zvicër. Megjithatë, përtej shkëlqimit të skenës, hiteve të panumërta që Turner solli për publikun e që shumë prej tyre të sjellin në humor të mirë, për ata që nuk e dinë jeta e saj ka qenë një tragjedi e vërtetë, e mbushur plot me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet.
Jeta e saj ka qenë subjekt edhe e dy projekteve gjigande të Hollywood-it, filmit biografi që mori edhe 3 Oscar's në 1993 dhe shfaqjes "West Side", ku tregohen ndër të tjera dhe momentet e vështira të artistes dhe fakti që ajo ka qenë njëgrua e dhunuar nga bashkëshorti, Ike Turner. Ata e nisën karrierën së bashku dhe po ashtu bashkë u bënë të famshëm në industrinë e muzikës, megjithatë martesa që nga jashtë dukej perfekte, në fakt kishte dhunë fizike e psikologjike. Cifti u diivorcua në vitin 1978, ndërsa Tina hapur ka folur për dhunën në familje vetëm vitet e fundit, ndërsa në një intervistë të 2018-ës u shpreh: "Në lidhjen tonë ka pasur dhunë, sepse ai kishte frikë se do e lija.”
Një tjetër problem që ata e ka shoqëruar pothuajse gjithë jetën, ose më saktë disa probleme, kanë qenë ato me shëndetin, teksa për shumë vite ka vuajtur nga sëmundje të veshkave, presioni i gjakut, PTSD (depresioni post-traumatik) dhe në fund kanceri në zorrë.
Në vitin 2013 fatkeqësisht ajo vuajti edhe nga një goditje në tru dhe në librin autobiografik "My Love Story" Turner e përshkroi kështu këtë eksperiencë: "U zgjova dhe papritur isha në panik. Një vetëtimë më goditi në kokë dhe në këmbën e djathtë dhe pata një ndjesi të çuditshme në gojë, që ma bëri të vështirë t’i thërrisja bashkëshortin për ndihmë. Dyshova se s’ishte diçka e mirë, por ishte edhe më e keqe se ç’mendoja. Po pësoja goditje në tru”. 10 ditë pas këtij episodi dhe qëndrimi në spital, këngëtarja rifitoi aftësinë për të ecur dhe ju nënshtrua një rehabilitimi të gjatë e të vështirë.
Ndërkohë, një tjetër tragjedi në jetën e saj ka qenë edhe vetëvrasja e djalit të madh, teksa në vitin 2018 Raymond Craig, i dha fund jetës në Los Angeles.“Momenti më i trishtuar si nënë. Ai ishte 59 vjeç dhe vdiq tragjikisht, por do të mbetet vogëlushi im, gjithmonë”.- u shpreh Turner në atë kohë, ndërsa një vit më parë, pra në 2022, ajo u përball me një tjetër humbje, atë të djalit të vogël Ronnie, si pasojë e kancerit.
Të gjitha vështirësitë që kaloi në jetë, sidomos ato të viteve të para të martesës me bashkëshortin, ndikuan edhe në karrierën e saj, megjithatë ajo njihet edhe për rikthimin e madh në industrinë e muzikës, teksa vitet më të mira të Turner në skenë ishin ato pas moshën 40-vjecare, periudhë kur na dhuroi edhe hitet e saj më të mëdha.
/News31