GOSS-BIZ 3 Gusht 2022, 18:03

Demi Levato ndryshon sërish përemrat dhe i rikthehet "ajo, e asaj": Ndihem më femërore

Demi Levato ndryshon sërish përemrat dhe i rikthehet "ajo, e

Demi Lovato nuk preferon më të thirret me përemrat "ata/atyre", por i është rikthyer atyre që ka pasur edhe më par,  "ajo/(i/e)saj". Prit cfarë? Okay, po jua shpjegojmë:

Një vit më parë këngëtarja e "Sorry Not Sorry" foli për identitetin gjinor jo-binar dhe tregoi se do të përdorte përemrat ata/atyre. Arsyeja? Sepse ishte një person shumë fluid dhe identifikohej si jo binare. Gjinia jo-binare është një term gjithëpërfshirës për identitetet gjinore, pra njerëzit jo binarë nuk identifikohen vetëm si burrë apo si grua, ose as si burrë apo si grua, mund të jenë diçka në mes ose përtej të dyja gjinive. Kështu, Lovato tha vitin e kaluar se energjia e saj "e balancuar në energji mashkullore dhe femërore". Nuk mund të identifikohej si njëra apo tjetri. 

Po tani, cfarë ndryshoi? Në podkastin "Spout" ditën e djeshme, artistja e njohur tha se mori vendimin për të ripërdorur përemrat femërorë sepse ishte një person vërtetë fluid, ndryshe, e rrjedhshme, e paqëndrueshme:

“Kohët e fundit, jam ndjerë më femërore dhe kështu kam marrë sërish ‘ajo/(i/e) saj'. Por unë mendoj se ajo që është e rëndësishme është se askush nuk është i përsosur.

"Të gjithë i ngatërrojnë përemrat në një moment dhe veçanërisht kur njerëzit mësojnë. Gjithçka ka të bëjë vetëm me respektin.”

 

Më parë, Demi e ka përshkruar veten edhe si queer dhe seksualitetin si fluid, duke thënë në vitin 2020 se “ende nuk e ka kuptuar sic duhet”. Ndërkohë sipas këngëtares, dyshimet e saj lindën që në 2017-ën, kur i kishte thënë prindëve se “e sheh veten të përfundojë ndoshta me një grua”.

/News31