GOSS-BIZ 23 Nëntor 2022, 21:09

Deborah Keçi flet për vlerësimet dhe kritikat e jurisë së DWTS: "Jam vlerësuar më pak se sa kam merituar"

Deborah Keçi flet për vlerësimet dhe kritikat e jurisë

Deborah Keci dhe Niko Spiro ishin të eleminuarit e fundit nga "Dancing With the Stars Albania", teksa aventura e tyre në program zgjati 7 javë, që kaluan me jo pak debate. E ftuar në "Pardon My French" në Top Albania Radios sot, cifti rrëfeu se ishin zhgënjyer nga eleminimi, sipas tyre i parakohshëm, ndërsa sportistja e njohur po ashtu dha edhe mendimin e saj në lidhje me komentet dhe pikët që mori javë pas jave nga juria. 

Sipas saj, performancat e tyre në të shumtën e rasteve nuk janë vlerësuar aq sa duhet, ndërsa tha se ndoshta juria është ndikuar nga komentet që janë bërë gjatë programit. 

"Unë besoj që të gjitha performancat tona janë vlerësuar më pak se sa kemi merituar dhe nuk e di arsyen për këtë. Unë mbaj mend që edhe tek ‘salsa’ na kanë dhënë 22 pikë dhe ajo nuk ishte për aq pikë. Edhe tek valsi na kanë dhënë 22 pikë dhe prapë nuk ishte për 22 pikë krahasimisht edhe me performancat e tjera sepse kemi parë valse që ishin shumë herë më të thjeshta dhe kanë marrë nga 27-28 pikë.  Unë besoj pak që edhe janë ndikuar nga komentet."- u shpreh sportistja, ndërsa për kërcimet që ka shijuar më shumë gjatë eksperiencës tha:

"Kam shijuar më shumë tango-n dhe ‘jive’-in. Unë kam përshtypjen që Deborah rrinte më mirë tek kërcimet standarte dhe jo ato latine. 

Një nga arsyet se pse unë pranova ftesën në “Dancing With The Stars” ishte për të treguar që ndonjëherë edhe nëse nuk je njeriu më i talentuar me punë arrihet dhe besoj që kam arritur diçka. Unë e kam thënë shpesh që kam shumë besim tek puna dhe vullneti për t’i arritur gjërat. "

/News31