GOSS-BIZ 4 Shkurt 2023, 21:46

Debat i fortë për urinimin. Luizi gënjen Kiarën dhe jep 2 versione për “Lojën e Rezistencës”?

Debat i fortë për urinimin. Luizi gënjen Kiarën dhe jep 2


"Loja e Rezistencës" ka qenë gjëja e parë e komentuar në Prime-n e sotëm të "Big Brother VIP", por jo aq shumë për fitueset, Nitën dhe Dean, sa për vendimin që morën Luizi dhe Armaldo për të urinuar para banorëve për të vazhduar sfidën. 

E ndërsa Armaldo vazhdoi debatin, jo vetëm me Valbona Memën, por edhe me konkurentët e tjerë që ishin kundra gjestit të tij, sidomos Amosit, një detaj që u vu re ishte se Luizi dha dy versione të asaj që kishte bërë. 

Kështu, ai gjatë ditës së djeshme u pa duke i thënë Kiarës se nuk kishte urinuar vërtetë dhe ishte shtirur, që të provokonte banorët e tjerë. Ndërkohë sonte doli rrëfimi i tij, pikërisht në dhomën e rrëfimeve dje, ku pranonte se e kishte bërë dhe nuk pendohej për këtë fakt. 

Kështu, duket se ai sërish nuk ka treguar të vërtetën, ose për Kiarën, ose për publikun, kjo pritet të shihet nga sqarimi që me shumë gjasë do të kenë. /News31