GOSS-BIZ 14 Shtator 2023, 12:18
Dea Mishel na tregoi "sakrificat" për emisionin e ri që po sjell!

NEWS-31
Ditën e djeshme u zbulua se këtë sezon të ri televiziv, Dea Mishel do të vijë si moderatore në një rubrikë të re në programin “E diell”.
Sipas "Iconestyle", rubrika e Deas do të përfshijë TikTok-ers të ndryshëm dhe pritet të jetë më tepër e lidhur me rininë, teknologjinë dhe rrjetet sociale.
Pas këtyre lajmeve, vetë Dea ka konfirmuar se ka nisur punën për emisionin e ri. Përmes një fotoje të postuar në Instastory, blogerja ka treguar edhe vështirësitë e projektit të ri ku është përfshirë.
“Sytë e mi gjak. Disa ditë me 12 orë xhirime. Po punojmë për një gjë shumë të bukur. Shpresoj që ta pëlqeni,”-shkruan Dea, e ne jemi në pritje për ta zbuluar të plotë se për cfarë bëhet fjalë.