Dea Mishel e shokuar nga deklaratat e njërit prej ish-banorëve të BBV: "E kam marr inat..."


E ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm, Dea Mishel foli për ekspriencën e saj në Big Brother Vip Albania. Ndër të tjera, Dea tregoi se ka hatërmbetje me një prej banorëve, duke u shprehur se e ka marr edhe inat.
Bëhet fjalë për fotografin, Beatin. Por pse?
Kur doli nga shtëpia e BBV, Beati u shpreh se Dea e kishte ngacmuar.
“Nuk ndodhi asgjë me Dean, ajo kishte disa ngacmime që i bënte herë pas here. Natën që do flinim jashtë më pyeti se ku do flesh e me kë do flesh. I thashë do fle afër Maestros. E mirë më tha do fle afër teje. Ato janë ngacmime, po nuk i jam afruar. Më vinte keq se dukesha sikur sillesha keq me të, po nuk e ndjeja, nuk kisha se çfarë bëja. Nuk bënim muhabet. Mundohesha që të mos i jepja më shumë afrimitet që mos ta keqkuptonte”, u shpreh ai në atë kohë.
E duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Deas, e madje e ka bërë për të qeshur.
“Kam një inat me një banor. Me Batin. Jam shokuar kur kam dal jashtë. Nuk kam flirtuar, thjesht jam treguar e sjellshme. Më erdhi për të qeshur. E kam marr inat. U duk sikur ka lexuar akuzat për mua që jam flirtuese dhe i ka shtuar edhe ai këto akuza. Nuk e kam ngacmuar në asnjë moment”, ka përfunduar Dea