GOSS-BIZ 22 Maj 2023, 12:33

Dea e ftoi live në emision për një kafe shoqërore, si reagoi Efi?

Dea e ftoi live në emision për një kafe shoqërore, si reagoi

Ditën e djeshme Dea Mishel, ka qenë e futuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell”. Ajo ka zbuluar shumë detaje të reja rreth jetës së saj pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët si dhe projektet që e presin.

Ndalemi te raporti mes saj dhe Efit, i cili i ka provuar të gjitha ngjyrimet.

Gjatë një loje Dea u "detyru" të telefononte Efin për ta ftuar të takoheshin. A pranoi Efi? Po.

Në perfundim, Dea i tregoi se kjo ishte një sfidë nga “E Diell”, por që prap së prap do të takoheshin me të vërtetë.

Dea: Alo, përshëndetje, si je? Dea jam

Efi: Mirë, si je ti?

Dea: Mirë. Ja mora numrin tënd Ervinit. Dua të të ftoj për kafe për të folur për diçka të bukur.

Efi: Nuk jam në Shqipëri

Dea: Kur do vish? Takohemi të hënën?

Efi: Po

Duket se vajzat kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë pas përfundimit të lojës.

Ndër të tjera Dea u shpreh se pasi doli nga shtëpia një nga gjërat që kishte mësuar dhe e kishte lënduar shumë ishte se familjarët e saj ishin kërcënuar dhe ofenduar dhe këtë gjë Dea nuk do donte të ndodhte.