GOSS-BIZ 16 Shtator 2023, 20:09

David Beckham i shton një tjetër tatuazh koleksionit të tij të dedikimeve për Victoria-n!

David Beckham i shton një tjetër tatuazh koleksionit të tij

David Beckham, përvecse është një ikonë e futbollit (tashmë edhe si President i Inter Milami), një ikonë e bukurisë dhe e "britanizmit", po ashtu njihet edhe për tatuazhet e tij, më specifikisht për koleksionin e dedikimeve ndaj bashkëshortes, Victoria Beckham. Në fakt, ish-ylli i Real Madrid dhe këngëtarja e "Spice Girls" njihen për romancën e tyre afatgjatë dhe për martesën e lumtur, të paktën me aq sa publiku sheh dhe shpesh merren shembull për marrëdhënien e tyre dhe kjo tregohet edhe në gjestet që David zgjedh të bëjë për "Posh". 

E në fakt, ka qenë pikërisht kjo fjalë, "Posh", pseudonimi i Victoria-s nga kohët e "Spice Girls", të cilën David e ka gdhendur në trup së fundmi, pikërisht në gishtin e mesit në dorën e tij të majtë. 

David Beckham i shton një tjetër tatuazh koleksionit të tij

Ky është pikërisht tatuazhi që i shtohet koleksionit të ish-futbollistit, mes 60 të tjerëve, ndërsa nuk ka qenë vetëm David që ka zgjedhur këtë fjalë, por edhe djai i tij Cruz , që e ka gdhendur në trup, si trbut i dashurisë për nënën e tij. 

 “Sapo e kam bërë ‘Posh’. Çdo tatuazh që kam bërë i dedikohet familjes”- tha David së fundmi për "The Sun", ndërkohë që dedikimet e tij për Victoria-n përfshijnë një tjetër tatuazh me numrin ’99’ në gishtin e  tij të vogël, për të shënuar vitin në të cilin u martua me Victoria-n dhe lindjen e djalit të tij të madh Brooklyn, një trëndafil të madh dhe fjalët “Të dua” në qafën e tij, frazën nga latinishtja ‘Ut Amem Et Foveam’ (Kështu që të dua dhe të çmoj) nën emrin e Victoria-s në krahun e tij të majtë dhe ‘Perfectio in Spiritu’ (Përsosmëri Shpirtërore) në të djathtën e tij.

/News31