Dasmë së shpejti? Semi Jaupaj tregon planet e Borës dhe Donaldit
Mbrëmjen e djeshme e ftuar në "ZemërLuana", Semi Jaupaj rrëfeu mjaft detaje nga jeta e saj, si ajo profesionale, po ashtu edhe jeta personale, ndërsa po ashtu nuk nguroi që në disa momente të fliste edhe për marrëdhënien e miqve të saj të ngushtë, Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, një prej cifteve më të përfolur të momentin. Ndër të tjera, këngëtarja zbuloi edhe planet e të ardhmes për dyshen, ose më saktë planet për dasëm, fjalët për të cilat dolën pikërisht nga një koment i vetë Semit disa kohë më parë.
Në lojën e fundit të programit, lojë e cila të detyron t'i përgjigjesh një pyetje ose të vuash dënimin, artistja nuk nguroi që t'i përgjigjej kësaj pyetje:
-"Vetëm një koment i joti ka bërë lëmsh të gjithë rrjetin, duke aluduar se çifti Bora & Donaldi janë drejt martesës, në "Zemër Luana" duam të dimë nëse vërtet "emoji" i nuses ndaj Borës zbulon se ata do të martohen apo jo?"
Semi tha se emoji-n e ka përdorur pasi thjesht kështu quan shoqen e saj, “nuse”, me përkëdheli dhe:
“Jo nuk do të ketë një dasmë së shpejti”
Pra fansat e Borës dhe Donaldit duhet të presin edhe pak... /News31