"Dashuria nuk ka nevojë për kohë" dhe shembulli perfekt për këtë janë Einxhel dhe Dagz!
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz duhet të falenderojnë veten që pranuan të ishin pjesë e edicionit të parë të "Big Brother Vip Albania" sepse jo vetëm ishin pjesë e një prej reality show-ve më të suksesshëm në vendin tonë që i dha një shtyës në karrierë e në publik të gjithë pjesëmarrësve aty, por mbi të gjitha sepse njohën dashurinë e jetës, njëri-tjetrin. Fiks 11 muaj më vonë (dhe ne nuk na besohet që në janar do dyshja bën 1 vit bashkë) ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe po ashtu janë zyrtarisht të fejuar, me Dagz që "u ul në gjunj" pikërisht në festën që organizuan pak ditë më parë për djalin që do vijë në jetë shumë shpejtë.
Nëse dikush nuk do e njihte rrugëtimin e historisë së tyre dhe do t'i shihte për herë të parë në rrjetetet sociale ose do t'i takonte për herë të parë, me shumë gjasë do të mendonte se ata kanë vite bashkë dhe pasi kanë konsoliduar lidhjen e tyre, janë duke marrë hapa të rëndësishëm si prindërimi apo më vonë, edhe martesa. Megjithatë Einxhe dhe Dagz kanë vetëm disa muaj bashkë dhe sekreti i romancës së tyre nuk është asgjë tjetër vecse dashuria.
Sic moderatorja thotë në një nga postimet e saj të fundit në Instagram "dashuria nuk ka nevojë për kohë, thjesht ndodh dhe dëshiron që të zgjasë për gjatë gjithë jetës" e duke parë marrëdhënien e saj me artistin, si nisi gjithcka mes tyre dhe si po vazhdon, duken se janë shembulli perfekt i kësaj fjalie.
View this post on Instagram
Einxhel thotë se i ka thënë "PO" një jetë të mbushur me dashuri dhe lumturi dhe ne mendojmë pikërisht kështu, sepse kur kanë bërë edhe ata mosbesuesit tek dashuria e tyre që nga "Kujt ja merrte mendja" të thonë "Duhet të na e kishte marrë mendja", epo nuk ka mbetet gjë tjetër... /News31