GOSS-BIZ 23 Nëntor 2022, 15:30

Dalina Buzi ka një arsye të “komplikuar” se përse nuk flet kurrë publikisht për bashkëshortin e saj

Dalina Buzi ka një arsye të “komplikuar” se përse nuk

Dalina Buzi është një nga ata personazhe të njohur e cila ka zgjedhur gjithmonë që jetën e saj private ta mbaj larg ekranit dhe publikut. E duket se kjo zgjedhje ka ngjallur kuriozitet te publiku.

Përmes një komunikimi virtual me ndjekësit në Instagram, Dalina është pyetur pikërisht për këtë gjë, se përse nuk flet kurr për bashkëshortin e saj në daljet publike. E për këtë, ajo ka një arsye sa të thjeshtë aq edhe të komplikuar. Dalina u shpreh se as bashkëshorti i saj nuk do që të dalë publikisht dhe as ajo vetë nuk dëshiron ta ndajë atë me të tjerët.

“Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar, por do ta përmbledh me një fjali: Nuk ia ndjen fare që të dalë dhe mua s’ma ndjen ta ndaj me të tjerët. Pse duhet ta ndaj burrin me të tjerët?”