GOSS-BIZ 6 Gusht 2022, 21:18

Dafina Zeqiri thumbon kolegët: “Pandemi tallavaje në industrinë muzikore”

Dafina Zeqiri thumbon kolegët: “Pandemi tallavaje në


Dafina Zeqiri është një nga personazhet e showbiz-it shqiptar që nuk nguron ta shprehë hapur mendimin e saj, edhe kur vjen puna për të dalë kundër kolegëve të saj. Gjë e cila do shumë guxim meqë ta fjala, duke qenë se artistja ka bashkëpunime përgjatë viteve, thuajse me treçerekun e këngëtarëva në tregun tonë.

Gjithsesi, Dafina nuk i ka kursyer "thumbat" në postimin e fundit në Instagram, duke thënë se ka një pandemi tallavaje në industrinë tonë muzikore. "Sa e sikletshme për t'u parë"- shkruan këngëtarja.

Dafina Zeqiri thumbon kolegët: “Pandemi tallavaje në

Tani që e mendojmë, Dafina ndoshta është frymëzuar nga një këngë, që po thyen rekorde klikimesh në Shqipëri, por që ka elemente tallavaje.  Besoj e kuptuat për kë po flasim.

Ndërkohë, Dafina ka qenë e zënë kohët e fundit, përveçse me këngë të reja, me të tjera "beef"-e. Përmendim këtu atë kundra një fansi për cështjen e blerjeve tē klikimeve ose atë me Era Istrefin për një palë vathë.

/News31