GOSS-BIZ 26 Maj 2023, 14:11

Cili është shkaku i ndarjes nga jeta të Tina Turner?

Cili është shkaku i ndarjes nga jeta të Tina Turner?

Këngëtarja legjendare e muzikës Rock&Roll, Tina Turner, u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 83-vjeçare.

Muzika humbi një artiste të merituar që dha shumë për publikun gjatë viteve të suksesshme të karrierës së saj. Së fundmi, është bërë me dije edhe shkaku i vdekjes së Turner.

Për Tinën që vuante nga shumë sëmundje, përfaqësuesit e saj kanë konfirmuar për mediat e huaja se këngëtarja vdiq nga shkaqe natyrore.

Ajo kishte luftuar më parë me kancerin e zorrëve dhe vuante nga presioni i lartë i gjakut për më shumë se katër dekada. Vdekja tragjike e Tina Turner u njoftua më 24 maj, duke shkaktuar tronditje në të gjithë botën, por shkaku i vdekjes së saj ishte i panjohur deri sot.

Turner u diagnostikua për herë të parë me presion të lartë të gjakut në vitin 1978, dhe në vitin 2016 filloi betejën e saj me kancerin e zorrëve.