GOSS-BIZ 19 Mars 2023, 12:58

Cili është banori i preferuar i Noizy në Big Brother Vip Albania?

Cili është banori i preferuar i Noizy në Big Brother Vip Albania?

E dimë që sapo lexuat titullin nisët hamendësimet e shumë prej jush mund ta keni gjetur!

Prej disa kohësh, demoja e këngës së Noizy-z "Jena mbretër 2" është kthyer në një "himn" për videot e Luizit. Në rrjetin social Tik-Tok qarkullojnë me qindra video me momentet e Luizit brenda shtëpisë, të shoqëruara me refrenin e këngës së reperit.

E më në fund ka reaguar vetë Noizy. Reperi ka publikuar në Instagram e tij (si postim, jo thjesht si story) një ndër këto video duke treguar kështu edhe mbështetjen ndaj Luizit. Pas kësaj kanë "shpërthyer" komentet ku shumica prej tyre aludojnë se Luizi do të jetë pjesë e kësaj kënge pasi të dalë nga BBV.

Epo, nëse kjo do të ndodhë, do të ishte një surprizë e bukur për fansat e të dy artistëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)