Cili banor u eleminua sonte në "Big Brother VIP"?

Mbrëmja e sotme e "Big Brother VIP" pa në nominim plot 7 banorë të formatit, ku "luftuan" mes tyre për të qënduar Qetsori, Nita, DeaMishel, Armaldo, Antoneta, Sabiani dhe Fotinija. 4 konkurentë të rinj dhe 3 të vjetër, mes të cilëve publiku nuk kurseu pikërisht njërin prej atyre që u bë pjesë e prgramit vetëm pak ditë më parë.
Kështu, sipas votimit, ishte Sabiani ai që duhej të largohej, një vendim ky deri diku i pritshëm pasi vetë këngëtari kishte deklaruar më shumë se njëherë se e kishte realizuar "misionin" e vet brenda shtëpisë, atë të qëndrimit pranë të bijës këto ditë, teksa njihej dhe krijonte një lidhje me Kristin.
E duket se edhe publiku ka qenë në një mendje me Sabianin dhe kanë votuar që ai të dalë, ndërsa kujtojmë se kjo ishte hera e dytë që artisti bëhej pjesë e edicionit "VIP" të Big Brother pasi ishte edhe pjesë e të parit vjet.
/News31