Cilët janë personazhet më të kërkuar në "Google" gjatë vitit 2022?
Së fundmi është bërë publike lista tashmë e famshme me personazhet emrat e të cilëve janë shtypur më shumë në motorrin më të madh të kërkimit në internet, Google. Për vitin 2022, sipas faqes "CelebTattler që hulumtoi dhe analizoi të dhënat për mbi 150 personazhe të njohur, ajo që kryeson është Amber Heard. Sa keq, mendonim se do ishte Bora me Donaldin...
Gjithsesi, duket se gjyqi i famshëm që aktorja pati këtë vit me ish-bashkëshortin e saj, Johnny Depp, që për një periudhë kohohe relativisht të gjatë ishte kryefjalë e të gjitha mediave rozë, ka bërë që njerëzit ta kërkojnë më shumë se cdo personazh të tjetër në "Google". Dhe nuk është aspak cudi që vendi i dytë është pikërisht Depp, me mesatarishst 5.5 milionë klikime në muaj.
E treta në rradhë pas tyre është Mbretëresha Elizabeth II, e cila fatkeqësisht këtë vit u nda nga jeta pas dekadash në fronin e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa emri i saj është kërkuar 4.3 milionë herë në muaj. Pas monarkes vijnë me radhë, Kim Kardashian (sigurisht), Elon Musk (me gjasë për shkak të Twiiter), Tom Brady( për shkak të divorcit) dhe Pete Davidson (sepse është Pete Davidson). Ku i fundit mori rreth 3.2 milionë klikime në muaj këtë vit dhe mund të grumbullojë edhe më shumë deri në fund të 2022, pasi po tërheq jo pak vëmendje me lidhjen e re me modelen, Emily Ratajkowski.
/News31