GOSS-BIZ 24 Nëntor 2022, 11:16

Cila është moderatorja që Olsa Muhameti i ka bërë ftesë zyrtarisht për të prezantuar "Për'puthen"?

Cila është moderatorja që Olsa Muhameti i ka bërë

Me largimin e Ori Nebiajt nga studioja e "Për'puthen" në Kuvend, pasi pranoi mandatin e lënë nga Grida Duma, autorja e dating show dhe drejtuesit e Top Channel kanë një detyrë jo edhe  aq të lehtë, të vendosin prezantuesen e re të një prej emisioneve të tyre më të ndjekur. 

E ndëra në rrjetet sociale dhe në media janë propozuar e aluduar shumë emra, Olsa Muhameti duket se aktualisht i ka bërë një ftesë zyrtare vetëm njërë prej tyre, ftesë që e bëri publikisht edhe dje nga studio e "Top Arena". 

“Ende nuk është vendosur gjithçka, pavarësisht se ka shumë alternativa. Mesa duket, “Për’Puthen” është program hit dhe moderatorët e shohin si një trampolinë për të bërë karrierë në Top Channel, në ekranin e madh të shqiptarëve. Prandaj nuk është se kanë munguar alternativat, kanë qenë të shumta. Por, personalisht kam bërë një ftesë, jo vetëm personalisht, por edhe zyrtarisht sepse u konsultova me drejtuesen e Top Channel, Lori Hoxhën, dhe i kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në ‘Për’Puthen’.”- tha Olsa, e cila po ashtu tregoi arsyen pse mendonte se rikthimi i Zemanit në "shtëpinë" e saj, sic e quajti aji, ishte një ide e mirë:

“Bora e njeh shumë mirë programin. Nga ana tjetër, do të ishte kthimi i saj në shtëpi, sepse Bora nuk u largua sepse nuk ka dashur ‘Për’Puthen’ apo ‘Për’Puthen’ nuk e ka dashur Borën, por mori një spektakël të madh siç është ‘Dancing with the stars’ dhe është çështje e menaxhimit të kohës. Aktualisht, përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur. Jo se nuk e do ‘Për’Puthen’, por unë shpresoj që Bora do ta gjejë kohën për t’i menaxhuar të dyja programet dhe të mos i thotë ‘jo’ ftesës së ‘Për’Puthen’.”

Por teksa Bora duket se është e vetmja që ka marrë një ftesë zyrtare, tashmë edhe publike, ka disa emra që për publikun do të rrini mjaft mirë në studion e programit, përfshirë këtu Elona Duron, Nevina Shtyllën dhe disa opsione të tjera që mund t'i lexoni në këtë postim tonin në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NEWS31 (@news31.al)

/News31