GOSS-BIZ 22 Nëntor 2022, 17:17

Chris Hemsworth largohet nga aktrimi dhe shkak për këtë është sëmundja e Alzheimer-it

Chris Hemsworth largohet nga aktrimi dhe shkak për këtë


Chris Hemsworth në një njoftim të fundit surprizë ka bërë me dije vendimin e tij për t'u larguar përkohësisht nga aktrimi pasi zbuloi një rrezik në rritje të sëmundjes së Alzheimerit. Aktori i "Marvel"  tha se pas kryerjes së disa testeve gjenetike gjatë kohës kur xhironte serialin “Limitless”, kishte një predispozitë gjenetike të lartë për sëmundjen degjenerative.

Sipas "Vanity Fair" aktori ka zbuluar se ka dy kopje të gjenit APOE4, një nga nëna e tij dhe një nga babai, gjen ky që studime të ndryshme i kanë lidhur me një rrezik në rritje të Alzheimerit. Studimet thonë se të kesh dy kopje të një gjeni që shkakton demencën, që lidhet me Alzheimerin, vlerësohet vetëm për 3% të popullsisë, që do të thotë se aktori ka tetë deri në 10 herë më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundjen.

Megjithatë aktori australian tha nuk ka dhënë dorëheqjen tërësisht nga aktrimi, por ka vendosur të largohet nga ekrani për momentin. /News31