Bujar Qamili ndalohet nga policia, cila ishte arsyeja?

Bujar Qamili është një nga artistët më të dashur të publikut shqiptar dhe në fakt e vetmja herë që këngëtari shkodran duhet të ndalohet nga policia është për t'u arrestuar se "zëri i tij është aq i bukur sa mund të konsiderohet kundra ligjit". Megjithatë ky nuk është rasti dhe Bujari, njësoj si ne, bën gabime, sidomos kur është duke i dhënë makinës.
Kështu ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm, teksa Qamili ishte duke shkuar për në emisionin "Aldo Morning Show" për një intervistë, ku u ndalua nga Policia për shkak të shpejtësisë tej normale të lejuara, cka rezultoi me heqjen e patentës dhe lejes së qarkullimit për artistin.
Pjesë nga biseda në të cilën këngëtari zbuloi se cfarë kishte ndodhur:
Bujar Qamili: Për të ardhur shpejtë te emisioni juaj, kalova pak shpejtësinë dhe më doli policia rrugore, dy djem të rinj me një makinë. Më thanë letrat i thash po shkoj te Aldo. Nuk e njohim më thanë.
Aldo: S’e njohim thanë? Mos kanë kujtuar se ke qenë për të Aldo Bumçi.
Bujar Qamili: I thash jam në emision te “Klan-i”, prandaj eca dhe shumë shpejtë. Jo më thanë patentën dhe letrat e qarkullimit.
Bujar Qamili: Ia dhashë të dyja. Dhe më thanë hajde merri te policia meqë nuk do të presësh.
Aldo: Në përgjithësi si i ke marrëdhëniet me policët Bujar?
Bujar Qamili: Po shumë mirë, në përgjithësi më falin, shumë herë. Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur.
Epo nga gjobat nuk shpëtoke dot, edhe nëse je Bujar Qamili..
/News31