GOSS-BIZ 20 Mars 2023, 22:18

Bruce Willis shfaqet për herë të parë pas diagnozës me demencë!

Bruce Willis shfaqet për herë të parë pas diagnozës me

Në datëlindjen e tij të 68-të, Bruce Willis u shfaq për herë të parë për publikun që pas diagnozës së tij me demencë disa muaj më parë, teksa aktori i njohur është parë duke festuar i rrethuar nga familja ditën e tij të rëndësishme. Të dielën e 19 marsit, ish-bashkëshortja e Bruce, Demi Moore, postoi në Instagram momentin kur familja i këndoi "Happy Birthday" ikonës së Hollywood-it.

Aktori madje mund të dëgjohet duke folur me njerëzit e tij të dashur, përfshirë gruan, Emma Heming Willis dhe vajzat Rumer, 34, Scout, 31 dhe Tallulah, 29, teksa ju bashkua atyre në festime, duke fryrë qirinjtë e tortës. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Demi Moore (@demimoore)

Edhe pse Willis është shkëputur përfundimisht nga aktrimi prej 1 viti, që pas problemeve shëndetësore, familja e tij njoftoi vetëm muajin e kaluar diagnozën e tij: Demencë frontotemporale (FTD). Kjo sëmundje ndikon në lobet e trurit dhe simptomat përfshijnë: sjellje obsesive, probleme me personalitetin dhe vështirësi në të folur. Fatkeqësisht nuk ka një kurë të njohur për këtë gjendje. 

Ndërkohë me rastin e datëlindjes së tij, edhe bashkëshortja ndau një video me momentet më të bukura të aktorit, duke e uruar: “Ai është dashuri e pastër dhe unë do ta dua gjithmonë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emma Heming Willis (@emmahemingwillis)

/News31