GOSS-BIZ 23 Nëntor 2022, 14:57

Bora Zemani dhe i biri realizojnë trend-in e fundit të TikTok, reagimi i Arborit nuk duhet humbur!

Bora Zemani dhe i biri realizojnë trend-in e fundit të TikTok, reagimi

Një nga trend-et më të fundit në TikTok është ai i video-ve që realizohen nga prindërit me fëmijët e tyre, kryesisht baballarët me vajzat dhe mamatë me djemtë, ku shfaqet prindi duke kërcyer dhe vogëlushët teksa i regjistrojnë, por në fakt janë duke regjistruar veten e tyre me telefon dhe mund të shohim reagimin e pafajshëm dhe shumë të ëmbël që bëjnë ndaj performancës që zakonisht është shumë për të qeshur. 

Nëse nuk e kuptuat të shpjeguar me fjalë, ndoshta do ta kuptoni më mirë kur ta shihni tani, të realizuar edhe nga Bora Zemani e djali i saj, Arbori. Kështu, sic trend-i e do, moderatorja i ka dhënë telefonin të birit për ta mbajtur teksa ajo realizon performancën e saj, e ndërsa ekrani është drejtuar drejt Borës, është duke regjistruar gjithë reagimin e të birit. Një reagim shumë i bukur, që tregon gjithë dashurinë që Arbori ka për të ëmën, edhe pse kërcimi e këndimi i saj është për të qeshur dhe pak "turpërues".

Sigurisht që Zemani nuk harron t'i shprehë edhe gjithë dashurinë e saj pas këtij momenti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Reagimin e Arborit e kanë pëlqyer edhe shumë prej personazheve që ndjekin moderatoren në Instagram, teksa kjo është vetëm video-ja e radhës që tregon marrëdhënien e vecantë që moderatorja e "DWTS" ka me të birin. 

/News31