Bora dhe Donaldi në sfilatën e Valdrin Sahitit dhe #oltinukfletkot

Marrëdhënia e Borës dhe Donaldit është kthyer në një telenovelë të vërtetë.
Pasi Bora u shfaq në Big Brother Vip ku shkëmbeu një puthje me Donaldin pas ndarjes së tyre që jashtë, rrjeti nuk ka pasur një temë më interesante se emrat e moderatores dhe aktorit.
Pas përfundimit të programit dhe marrëdhënies që Donaldi nisi me Trixën, të gjithë kanë folur rreth një ribashkimi të mundshëm mes çiftit.
Donaldi është shprehur se po pret “që bora të shkrijë”, por Bora bëri të qartë se nuk ka asgjë për të thënë rreth çështjes.
Olti Curri ishte ai që foli dhe nuk foli kot. Ai tregoi se moderatorja dhe aktori do të jenë të pranishëm në sfilatën ku Valdrin Sahiti do të prezantonte koleksionin e ri dhe ashtu ndodhi. Të dy postuan në Instagram-in e tyre se do të ishin prezent në shfaqje.
Ndërkohë blogeri postoi një story me mbishkrimin “mes yjeve” ku tregonte Borën dhe Donaldin, por në karrike të ndara.
Olti mes dy zjarreve, ndërse ne kuriozë të dimë si do shkojë mbrëmja!