GOSS-BIZ 15 Tetor 2024, 15:16
Blero dhe Afrona fotografohen së bashku në Zyrih
NEWS-31
Blero Muharremi dhe Afrona Dika duket se ruajnë një miqësi shumë të mirë pas divorcit të tyre të bujshëm. Dyshja duket se e kanë lënë pas të shkuarën dhe kanë mbetur miq. Të paktën këtë tregon fotoja e fundit e ish-çiftit, e siguruar nga Prive.
Ata u fotografuan së bashku në Zyrih të Zvicrës, duke shijuar një kafe në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Pak muaj më parë, ish-çifti ishin në qendër të vëmendjes së mediave rozë pas një interviste të Bleros në podkastin e Afronës. Ata patën disa mosmarrëveshje pas intervistës duke sjellë një vonesë në publikimin e podkastit. Por duket se gjetën gjuhën e përbashkët dhe tanimë takohen si dy miq.