GOSS-BIZ 13 Mars 2023, 19:32

Blendi Fevziu reagon pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku mbeti e vrarë një grua e pafajshme: "Nuk e heq dot nga mendja imazhin e saj"

Blendi Fevziu reagon pas ngjarjes së rëndë në Tiranë,

Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së djeshme që ndodhi në kryeqytet, ku në zonën e "Don Boskos", viktimë e një atentati mafioz mbeti një grua e pafajshme, Mimoza Paja, ka bërë që të ketë një reagim të fortë në media e rrjetet sociale. Të shumë janë ata që sigurisht e kanë dënuar ngjarjen dhe kanë shprehur ngushëllimet për zonjën e cila ishe vetëm duke bërë punën e saj në një nga lokalet e zonës, ndërsa e plagosur mbeti edhe mbesa e saj 10-vjecare. 

Mes personave që kanë reaguar ka qenë edhe Blendi Fevizu, i cili ka bërë edhe një shkrim sot në Instagram-in e tij, bashkangjitur me një foto të Mimozës. Gazetari i njohur, i cili gjithmonë reagon në raste të tilla tronditëse, ndër të tjera shkruan se "nuk e heq dot nga mendja imazhin e saj", teksa ndan pjesë nga historia e dhimbshme e familjes së zonjës së ndjerë dhe e mbesës së saj të pafajshme. 

Në fund ai e mbyll shkrimin me fjalët: "Gruaja qe e vetmja viktimë e një konflikti, që as e dinte, as e njihte dhe që as do ta marrë vesh kurrë. Një konflikti banditësh e kriminelësh qe nuk e mbajnë dorën as ndaj një fëmije 10 vjeçare. Iku duke lënë në këtë botë kujtimin e një gruaje që nuk pa një ditë të bardhë dhe një mbese që sot ka mbetur edhe më e vetme në këtë botë kaq të padrejtë."

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)