GOSS-BIZ 8 Dhjetor 2022, 10:30

Blendi Fevziu e ndaloi vajzën e tij të blinte një bluzë firmato dhe për këtë ka një arsye të veçantë

Blendi Fevziu e ndaloi vajzën e tij të blinte një bluzë

Të gjithë e dimë tanimë pasionin e madh që Blendi Fevziu ka për udhëtimet. Ai zgjedh që herë pas here të ketë edhe “shoqërues” në aventurat e tij.

I ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up”, Blendi tregoi se është vajza e tij Mishel ajo e cila ka udhëtuar më shpesh me të atin. Ndalur këtu, gazetari ka folur më gjatë rreth mardhënies me të bijën duke rrëfyer një episod shumë interesant.

“Me Mishelin kam udhëtuar më shumë, e kam marrë me vete shpeshherë në udhëtimet e mia. Kam menduar gjithmonë që udhëtimet do t’i jepnin avantazh në tavolinat e përditshme. Madje njëherë kur ishte e vogël, më kërkoi t’i bleja diçka që ishte e shtrenjtë dhe në gjykimin tim nuk vlente. Unë i quaj komplet shpëlarje truri markat dhe i thashë jo, nuk ta blej dhe po justifikohej që e kishin dhe shoqet. I thashë shiko kur të shkosh në shkollë do kuptosh që ti ke shpenzuar më tepër për të udhëtuar me mua dhe do të vlejë më shumë sesa shpenzimet për një bluzë. Vitin e dytë a të tretë të shkollës më tha: Kishe të drejtë, në shumicën e tavolinave unë dal që kam udhëtuar më shumë. Ishte shumë e kënaqur dhe besoj që ja vlejti”.

Mesa duket Blendi i ka mësuar të bijës gjërat që vërtetë vlejnë në jetë dhe Mishel tani e di mirë se një bluzë e shtrenjtë nuk është gjëja që e bën atë të lumtur.

Blendi Fevziu e ndaloi vajzën e tij të blinte një bluzë