GOSS-BIZ 17 Mars 2023, 11:26

Bledi Mane: "Kiara Tito është maestro versioni vajzë"

Bledi Mane: "Kiara Tito është maestro versioni vajzë"

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania”, Bledi Mane ka deklaruar se Luizi nga ekrani duket lojtar shumë i fortë, por nga afër ishte me këmbë në tokë. Duke folur për eksperiencën, gazetari ka treguar në "Rreze Dielli" se po priste momentin kur Luizi të përmendte Sali Berishën dhe të debatonin, por kjo nuk ndodhi.

Më tej, ai deklaroi se kur Luizi, që e cilëson si fitues, të dalë do i japë disa këshilla, pasi i ka ardhur një mundësi që do i ndryshojë jetën.

“Më zhgënjeu se nga ekrani ishte shumë lojëtar i fortë kurse brenda gjen një Luiz shumë me këmbë në tokë. Kisha dy javë që prisja të ngrite dolli për Berishën dhe të filloja e unë ato debatet por si duket e kuptoi. Është një lojëtar i fortë, në sytë e publikut është fitues"

Ndërkohë edhe një herë Blendi tha se Kiara u tregua mosmirënjohëse dhe se konsideron si version femër i Armaldos.

“Unë sakrifikova për Kiarën. Të paktën Luizi është treguar burrë dhe e ka përmendur disa herë. Edhe atë ditë kur u largova ishte i fundit që më takoi. Diti të vlerësojë dhe mirënjohja është virtyt i njeriut. Kiara nuk e di…ta dija kisha qëndruar brenda në shtëpi. Kiara lojëtare e mirë nuk ka qenë ndonjëherë, por po më shëmbëllen Maestron. Kiara është Maestro versioni femër", perfundoi Bledi.