GOSS-BIZ 24 Mars 2023, 10:28

Bileta e kthimit bëhet shkak debati mes Luizit dhe Kiarës

Bileta e kthimit bëhet shkak debati mes Luizit dhe Kiarës

Që prej së martës, Luizi dhe Kiara kanë diskutuar të gjitha mundësitë e nominimit dhe të dy mendojnë se moderatorja është më e rrezikuar përballë Oltës. Të shtunën Olta dhe Kiara përballen "kokë më kokë" se kush do të largohet nga shtëpia e "Big Brother Vip Albania".

Por bileta e kthimit është bërë shkak për një debat mes ciftit. Kiara këmbëngul që ta marrë me vete në studio biletën e kthimit, ndërsa Luizi është i vendosur që do ta mbajë dhe do ta hapë ai.

Pjesë nga biseda:

Luizi: E kam një lloj shprese, te njerëzit dhe te bileta e kthimit. Që do ta hap unë, prej shtëpisë..

Kiara: Biletën do e marr me vete unë

Luizi: Jo

Kiara: Si jo? Do ta marr mo..

Luizi: Jo, do e hap unë.

Kiara: Edhe nëse e kam do e kesh surprizë kur të vij

Luizi: Jo nuk dua ashtu surprizash unë. Do e mbaj unë.

Kiara: Unë dua ta marr me vete..

Luizi: Jo dhe jo. Do e mbaj dhe do e hap unë.