GOSS-BIZ 13 Janar 2022, 22:50

"Big Mama" hyn sërish në "Big Brother VIP"? Kjo foto i bëri të gjithë të dyshojnë

"Big Mama" hyn sërish në "Big Brother VIP"? Kjo

Big Mama është një nga personazhet që u bë pjesë e formatit “Big Brother VIP”, por rrugëtimi i saj zgjati vetëm pak javë. Ajo vendosi të largohet nga reality-show pas një debati të rëndë me Antonelën. Debati u shoqërua me ofendime dhe fyerje të shumta, si dhe me kërcënime të vazhdueshme.

 Megjithatë, disa ditë më vonë nga dalja e saj, këngëtarja i kërkoi falje produksionit dhe veçanërisht familjes së Antonelës, duke bërë me dije se ky sherr i përket të shkuarës por nuk është penduar rreth asaj që ndodhi.

Mirëpo sot Big Mama ka surprizuar ndjekësit e saj. Ajo ka postuar në Instastory një foto jashtë shtëpisë së "Big Brother" dhe ka pyetur ndjekësit: "A të futem prap? Si thoni?"

"Big Mama" hyn sërish në "Big Brother VIP"? Kjo

Kaq ka bërë që të krijohen polemika se ajo mund të rikthehet. Megjithatë, vlen të theksohet se shtëpia e "Big Brother" ndodhet pranë studiove të Top Channel dhe nuk përjashtohet mundësia që Big Mama të ketë qenë në televizion për ndonjë intervistë dhe me atë rast ka ngacmuar edhe fansat.

/News31