GOSS-BIZ 22 Maj 2023, 11:13

Beniadën jo vetëm që do ta shohim si këngëtare, por ka gati edhe bashkëpunimin e parë

Beniadën jo vetëm që do ta shohim si këngëtare, por ka

Beniada Nishanin do ta shohim së shpejti edhe si këngëtare!

Kjo u bë e ditur nga këngëtarja Arinda Gjoni, teksa ishte e ftuar në “Se luan topi”. Ajo zbuloi se ka miqësi prej 10 vitesh me Beniadën, e se kanë menduar të vijnë së bashku me një bashkëpunim.

Sipas Arindës, Beniada ka vesh për muzikë, e në projektin e tyre do të përshtatet shumë mirë.

“E kemi menduar para 2-3 vitesh. Ka vesh muzike, do ta marr në një bashkëpunim, do jetë këngë e lezetshme. Beniada do përshtatet shumë mirë”-tha Arinda.

Modele, moderatore, influencer...tani e ka rradhën muzika në jetën e Beniadës.