Bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez mendon se martesa me Ben Affleck është "e destinuar për divorc"

“Unë i dëshiroj më të mirën, vërtetë e dua këtë, por Jennifer dhe Ben janë të destinuar për divorc…”,- kështu është shprehur bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez, Ojani Noa, për surprizën e të gjithëve.
48-vjeçari, i cili u takua me artisten e njohur kur ishte ende një emigrant nga Kuba, pretendon se ish-bashkëshrotes së tij thjesht i pëlqen të jetë e dashuruar, por humbet interesin kur pasioni në martesën e saj fiket.
Noa qëndroi për 1 vit i martuar për Lopez, deri në vitin 1998, ndërkohë që nga ajo kohë ka mbajtur një profil të ulët.
“Beni është bashkëshorti numër katër. Unë isha bashkëshorti numër një dhe ajo më tha se isha dashuria e jetës së saj. Kur u shtrimë në shtrat natën e dasmës, ajo tha se do të ishim bashkë përgjithmonë,”- tha ai për "Daily Mail", duke shtuar:
“Ne të dy mund ta ndjenim energjinë romantike. Ishte e menjëhershme dhe intensive. Sikur të luhatej nëpër trupat tanë. Unë i thashë, ‘Unë ndihem njësoj si ndihesh ti.’ I ngrita mjekrën dhe i dhashë një puthje – ishte një puthje sikur e kishim njohur njëri-tjetrin përgjithmonë.”
Përveçse është martuar katër herë, Lopez, 53 vjeç, është fejuar plot gjashtë herë, duke përfshirë dy herët me Ben Affleck, me të cilin, sipas ish-it të saj, "nuk e ka të gjatë".
Le të shpresojmë që e ka gabim...
/News31