GOSS-BIZ 22 Maj 2023, 17:10

"Barbie", Dua Lipa zbulon surprizën tjetër përveç rolit në film!

"Barbie", Dua Lipa zbulon surprizën tjetër

“Barbie” është sigurisht një nga projektet kinematografike më të shumëpritur të vitit sepse përvec kastit fantastik si: Margot Robbie dhe Ryan Gosling dhe historisë që pritet të tregojë me regjinë e Greta Gerwig, epo është thjesht "Barbie" ëndrra e cdo vajze të vogël dhe jo vetëm, teksa pjesë e  protagonistëve është edhe Dua Lipa, si një sirenë me flokë blu. Por duket se kjo nuk është surpriza e vetme e artistes shqiptare për këtë film, ndërsa mësohet se ajo do të vijë edhe me një këngë.. Lajmin e bëri të ditur në Instagram vetë këngëtarja, përmes një postimi ku shkroi: “Kjo Barbie do të rikthehet me një këngë këtë javë”, duke ju bashkangjitur edhe trendit të famshëm të rrjeteve sociale. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Kënga pritet të publikohet të premten dhe me siguri do të kthehet në hit, nisur edhe nga publikimi në kinema i filmit që pritet të thyejë mjaft rekorde. “Barbie” do të publikohet më 21 korrik dhe përpos Duas, do të ketë edhe emra të tjerë që do të luajnë një Barbie specifike, për shembull aktorja Hari Nef si Barbie doktoreshë; ylli i “Insecure” Issa Rae apo Ritu Arya si Barbie gazetare e shumë të tjerë. 

/News31