GOSS-BIZ 19 Shtator 2023, 19:51

Barbana Dini nënë për herë të parë, emri që ka zgjedhur për të bijën është kaq special!

Barbana Dini nënë për herë të parë, emri që

Barbana Dini zbuloi muaj më parë se ishte në pritje të ëmbël për herë të parë, teksa ka ndarë rrugëtimin e shtatzënisë së saj (pjesën më të madhe të tij) me ndjekësit dhe fansat në rrjetet sociale, ashtu sic ka bërë edhe mbrëmjen e sotme, kur ka njoftuar se vajza e saj ka ardhur në jetë. 

Kështu, këngëtarja e njohur dhe partneri i saj, janë bërë prindër për të parën herë, teksa bashkangjitur me një foto shumë të bukur të cifit, nga momenti kur vogëlushja sapo ka ardhur në jetë, Barbana i dedikon asaj disa fjalë plot dashuri dhe emocion. Po ashtu, "kryeveprës së saj" ajo zbulon se i ka vendosur emrin e të vëllait të ndjerë, Ergi Dinit, i cili fakteqësisht është ndarë nga jeta disa vite më parë. 

Ergola Ergi është emri që cifti ka zgjedhur për të bijën, madje sipas artistes, ka qenë bashkëshorti i saj që e ka zgjedhur emrin, të cilin ajo beson se e bija do e mbajë me dashuri e krenari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbana Dini Parubi (@barbana_ergidini)

Po ashtu këngëtarja ka zbuluar se në fakt vajza ka ardhur në jetë më 15 shtator, por vetëm tani ka zgjedhur ta ndajë lajmin publikisht, ndërkohë që ne i urojmë për vogëlushen, me jetë të gjatë! /News31