GOSS-BIZ 23 Janar 2023, 16:56

Banorja e "Big Brother" rrëfen betejën me tumorin: "Kur kam hyrë në program kam pasur shqetësime"

Banorja e "Big Brother" rrëfen betejën me tumorin: "Kur

Nita Latifi, artistja që u bë pjesë e "Big Brother VIP' pak javë më parë vendosi sot që të bënte një deklaratë para konkurentëve të tjerë të programit, duke i treguar për betejën e saj më tumorin e gjirit. Kështu, këngëtarja tha se para më shumë se 1 viti ishte diagonistikuar me këtë sëmundje dhe kishte bërë ndërhyrje kirurgjikale e gjithcka kishte shkuar mirë. Megjithatë së fundmi kishte ndjerë shqetësime, pikërisht në kohën kur është bërë pjesë e reality show-t, gjë për të cilën kanë pasur dijeni disa banorë (më së shumti Diola), po ashtu edhe produksioni. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Nita bëri me dije se pas analizave të bëra, ishte konstatuar se ajo kishte ende dicka, megjithatë sipas mjekëve është nën kontroll dhe nuk është dicka shqetësuese të paktën për momentin. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Rrëfimin e saj ajo e shfrytëzoi po ashtu edhe për t'ju kundërpërgjigjur fjalëve të Luizit në Prime-n e shkuar, se "qëndron kot dhe vetëm sillet rreth pishinës", duke i thënë se ka qenë e ngarkuar dhe në ankth për shkak se ka pritur përgjigjet e analizave dhe më e mira do të ishte që banorët mos e ofendonin njëri-tjetrin, pa e ditur se cfarë po kalon gjithësecili. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Në fund, pasi bëri me rrëfimin e saj që disa prej konkurentëve të tjerë të përloteshin, Nita u përqafua me të gjithë, teksa u vu re edhe Luizi që po përpiqej të "justifikonte" fjalët që kishte thënë pak ditë më parë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

/News31