GOSS-BIZ 21 Mars 2023, 10:20
Banorët nuk iu "bindën" Luizit, kë votuan ata si liderin e shtëpisë së BBV për këtë javë?
NEWS-31
Luiz Ejlli nuk ia doli dot që të zgjidhej lider i shtëpisë së "Big Brother Vip Albania". Edhe pse tentoi e bisedoi me të gjithë banorët për t’i bindur që ta votonin, duket se këta të fundit nuk u bindën mjaftueshëm.
Mbrëmjen e djeshme, banorët e BBVA votuan për të vendosur liderin e javës në shtëpi. Ata u ndanë në dy grupe, vajzat në dhomën e ndenjes, ndërsa djemtë në dhomën e grimit. Secili prej tyre votoi duke bërë zgjedhjen e vet, e me shumicë votash, lider i shtëpisë u shpall Jori, e cila ka edhe një avantazh në lojë.
Modelja mundi të siguronte 7 vota prej banorëve, 5 vota i mori Luizi dhe 2 Dea Mishel.
Edhe Jori, ashtu si Luizi, bëri "fushatë" e saj për t’u bërë lidere e ja arriti me sukses.