GOSS-BIZ 24 Janar 2023, 18:15

Banorët e "Big Brother VIP" japin mendimin e tyre përse Einxhel Shkira nuk mundi ta fitojë edicionin e parë të programit!

Banorët e "Big Brother VIP" japin mendimin e tyre përse

Mbrëmjen e djeshme banorët e "Big Brother" janë vendosur në rolin e opinionistëve, sigurisht jo për lojën e tyre, por për atë cka ndodhi në edicionin e parë të programit, teksa kanë dhënë mendimet për dinamikat e vitit të shkuar dhe për banorët më të spikatur të reality-t. 

Teksa kanë analizuar Ilir Shaqirin, fituesin dhe rivalin e tij deri në fund, Donaldin, banorët e këtij edicioni po ashtu kanë folur edhe për Einxhelin, njërën prej protagonisteve të shtëpisë, finaliste dhe që vërtetë nuk arriti të triumfojë në reality, por doli prej aty me dashurinë e jetës së saj dhe babain e fëmijës së saj. 

Duke u ndalur tek Einxhel dhe loja e saj, protagonistët e këtij sezoni treguan, si gjithmonë sipas mendimit të tyre, se përse moderatorja nuk mundi dot ta fitonte programin, duke u shprehur:

Olta: Ajo (Einxhel) ka luftuar si një gladiator, ishte një femër e vetme mes dy meshkujve si Donaldi dhe Iliri, që ishin shumë të fortë. Ajo arriti t’i dominonte në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme. Einxhel ishte lojtarja me argumentin më të fortë, ende nuk e di pse nuk fitoi.

Luizi: Einxhel ishte lojtarja më inteligjente në atë shtëpi. Asyeja pse humbi ishte sepse ajo ishte gjithmonë në plan të dytë. Gjithçka çfarë bënte, pra shkonte te zhurma, por zhurma ishte krijuar nga dikush tjetër, përfshihej në debat, por debati kishte ai artistë kryesorë persona të tjerë. E ndjeu afeksionin e Dagz-it, por nuk iu jepte edhe pse filloi ta ndjente. Kur e pa që ai ishte i vendosur, vendosi ta finalizojë.

Kiara: Mendoj që e ka penalizuar fakti që hyri pak më vonë. Nëse do të kishte një personazh vajzë që do të ishte fituese, do të ishet Einxhel. I bënte ballë dy djemve të fortë, por nuk kishte konkurrente që kë krijonte një lloj dinamike.

Valbona: Për mua ajo është fituese, sepse ka fituar dashurinë e jetës.

/News31