GOSS-BIZ 1 Gusht 2022, 20:40

Babai i Elon Musk mesa duket nuk është fare krenar për të birin, por përse?

Babai i Elon Musk mesa duket nuk është fare krenar për të

Babai i Elon Musk nuk ka nguruar fare të përgjigjet shumë sinqerisht në një emision në radio në Australi, ku foli për jetën dhe karreirën e djalit të tij miliarder, duke u shprehur se nuk ishte krenar për të dhe i preferuari i tij në fakt ishte i vëllai, Kimbal.

Errol Musk, 76 vjeç, nuk u tregua edhe aq i dashur ditën e sotme në emisionin e Kyle dhe Jackie 'O ndaj të birit, duke folur për suksesin e tij dhe pamjen fizike, madje duke treguar se i kishte thënë Elon të merrte tableta që të binte nda pesha pasi kishte parë fotot e tij në një jaht në Greqi.

Djali juaj është një gjeni. Vlen kaq shumë para dhe ka krijuar kaq shumë gjera, nuk mund t’ja mohosh këtë gjë. Je krenar?”- e pyeti Jackie 'O babain e shefit të “Tesla”-s, i cili u përgjigj:

“Jo, e dini, ne jemi një familje që kemi bërë shumë gjëra për kaq shumë kohë, nuk është se filluam papritur të merreshim me diçka”

Elon është djali i madh i Errol me gruan e tij të parë, Maye Musk. Çifti janë prindër po ashtu të një vajze, Tosca dhe një djali, Kimbai, të cilin gjatë intervistës së çuditshme ai e quajti si “krenaria e tij”.

Kimbal Musk është një kuzhinier dhe chef, i cili drejton “The Kitchen Restaurant Group” në SHBA. Pasuria e tij është rreth 700 milionë dollarë, e pakrahasueshme me 271 miliardët e Elon, njeriut më të pasur të botës. Megjithatë Musk-ët duket po fitojnë ne jetë, duke parë çfarë shifrash kanë në llogaritë bankarë.

Ndërkohë, nëse doni të dini diçka më shumë për babain e Elon, Errol, që nuk është lodhur aspak për të menduar për një emër për djalin, do kuptoni se nga ka ngjarë miliarderi. E themi këtë pasi Errol ka edhe 5 fëmijë të tjerë, me partnere të ndryshme, 8 në total, përfshirë një djalë dhe një vajzë që kanë lindur vitet e fundit nga lidhja me Jana Bezuidenhout, që përveçse partnerja e tij është edhe thjeshtra. Pra, përveçse kanë një diferencë moshe prej 42 vitesh, Jana është vajza e njërës prej ish-bashkëshorteve të Errol, e megjithatë për këtë të fundit, lidhja e tyre është krejtësisht normale. Po pra…

Për t’u kthyer te karriera e Elon, i ati tha gjatë intervistës se ai duket që është 5 vite me vonesë në gjërat që po bën dhe kjo gjë e ka bërë që të mërzitet. Ai u shpreh se kështu mendohet në familjen e tyre dhe në fakt Elon është 50 vjeç, aspak i ri. Nga ana tjetër, ai bëri me dije se shqetësohet për djalin, pasi mendon se nuk do të gjejë një partnere, e cila do të qëndrojë gjithë kohën me të, pavarësisht se ka 9 fëmijë me 4 gra të ndryshme, ndërsa po ashtu pranoi se nuk e ka një makinë Tesla.

Errol pranoi se nuk ka marrë asnjë para nga i biri dhe në fakt Elon është shumë dorështrënguar, pavarësisht se është më i pasuri i globit, që do të thotë të bën 100 pyetje kur i thua se do të shpenzosh për diçka dhe më pas përgjigjet.

Pra, Elon nuk qenka nga Kanadaja, por nga Korça. Ja e zbuluam edhe këtë.

/News31