GOSS-BIZ 8 Mars 2023, 12:38

Atë që nuk e bëri kurrë me Shakirën, Pique është gati ta bëjë me të dashurën e re

Atë që nuk e bëri kurrë me Shakirën, Pique

Duket se ish-futbollisti Pique mund të jetë duke menduar të marrë një vendim, në lidhje me të dashurën e tij aktuale, gjë që nuk e ka bërë kurrë në lidhjen e mëparshme me Shakirën. Nëse thashethemet janë të vërteta, mund të jetë një motiv i mëtejshëm që këngëtarja të zemërohet me të. Dhe ndoshta do të kemi edhe një referencë për të në një këngë të ardhshme.

Sipas programit "Fiesta", ish-lojtari e Barcelonës dhe Clara Chia do të martohen!

Kujtojmë që Pique dhe Shakira, të cilët në lidhjen e tyre 11-vjeçare kishin dy fëmijë, nuk u martuan. Edhe pse në këtë rast mund të ketë të bëjë më shumë me Shakirën sesa me Piquen, pasi këngëtarja nuk ishte pro një dasme, siç e pranoi edhe në disa deklarata të së shkuarës.

“Më frikëson shumë. Nuk dua që ai të më shohë si grua, preferoj që ai të më shohë si të dashurën e tij”, është shprehur Shakira më parë.