GOSS-BIZ 14 Janar 2022, 13:16

“As lekët nuk t’i rregullojnë këmbët”, Alketa Vejsiu i përgjigjet ndjekësit

“As lekët nuk t’i rregullojnë këmbët”,

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu është infektuar nga Omicron, varianti i ri i Covid-19 që po qarkullon në Shqipëri. E izoluar në shtëpi, ajo ka zhvilluar një “mini-intervistë” me ndjekësit në Instagram.

Mirëpo krahas pyetjeve, e kurioziteteve, ka edhe kritika e ndonjëherë ofendime.

Një prej tyre ka komentuar pamjen e saj duke e quajtur një këmbështrembëse, që ‘as lekët nuk ia rregullojnë dot’.

“Si ndihesh që je kaq me fat edhe pse je një këmbështrembëse e papame që as lekët që ke s’ti rregullojnë?”– e pyeti një prej ndjekësve.

Ndërsa Alketa Vejsiu iu përgjigj: “Hahahaha zemër mos u mërzit për këmbët e mia, i kam pikë të fortë ato. Kam ngjitur malore, kam ecur në rrugë me gropa, kam vrapuar. Nuk janë shtrembëruar, janë forcuar muskujt. Ato këmbë më mbajnë në këmbë. Mendoj që kam fat, mendoj që di të zgjedh. Ti mos u mërzit zemër.”

“As lekët nuk t’i rregullojnë këmbët”,

Ndër të tjera, ajo ka zbuluar edhe disa “sekrete”, që nga programet që ka refuzuar e deri tek dëshirat e planet për të ardhmen.

/News31