GOSS-BIZ 24 Nëntor 2022, 17:04

Armina Mevlani është kundër çunave të mamit dhe faktit të ardhjes së vjehrrës në shtëpi në çdo kohë

Armina Mevlani është kundër çunave të mamit dhe

Mbrëmjen e djeshme në programin “Goca dhe gra” u diskutua një temë shumë pikante: çunat e mamit, e thënë kështu në zhargonin e përditshëm.

Teksa po lexoheshin mesazhet e dërguar nga ndjekësit, Armina Melani shprehu hapur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë mendimin e saj. Pasi lexoi mesazhin e një vajze e cila shprehej se e vetmja e keqe që partneri i saj kishte është fakti që ai është “djalë mamaje”. Menjëherë blogerja ka dhënë këshillën e saj, duke ndarë kështu edhe mendimin personal.

“Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami,”u shpreh Armina.

Në mesazhin e ndjekses thuhej gjithashtu se mamaja e partnerit të saj vinte në shtëpinë e tyre për të bërë punët. Në këtë moment në njërën anë ishte Fatma, e cila u shpreh se këtu nuk ka asgjë të keqe, ndërsa Armina nga tjetër ishtë totalisht kundra.

“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte”, ka përfunduar blogerja.