
Vendosje
Produkti
Produkti

GOSS-BIZ 18 Mars 2023, 22:57
Armaldo Kllogjeri eleminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”!

NEWS-31
Një nominim i fortë e i vështirë ka qenë ai i mbrëmjes së sotme në spektaklin e "BBVIP", teksa Armaldo, Kristi dhe Luizi u përballën me rrezikun e eleminimit nga reality show.
Pas diskutimit të disa prej dinamikave të shtëpisë, erdhi momenti më i vështirë i Prime-t, teksa banorët dhe fansat e programit u njohën me vendimin e publikut. Më i votuari për t'u larguar nga shtëpia ishte pikërisht Armaldo Kllogjeri, teksa Luizi ishte i shpëtuari i parë dhe Kristit, nuk ju përsërit "fati" i nominimit të kaluar, kur u largua nga programi, por u rikthye nga bileta e tij.
Kështu duket se ngjarjet e fundit në shtëpi kanë ndikuar për mirë për Kristin, i cili i shpëton një nominimi vërtetë të fortë dhe vazhdon rrugëtimin e tij.
/News31