GOSS-BIZ 10 Gusht 2022, 15:42

Arbana Osmani merr vendimin e rëndësishëm pas rritjes së çmimeve, për çfarë bëhet fjalë

Arbana Osmani merr vendimin e rëndësishëm pas rritjes së

Nëse mendoni që televizioni është dashuria më e madhe në jetën e Arbana Osmanit, ok, e dyta pas familjes së saj të bukur, me siguri nuk e keni parë në kuzhinë duke gatuar. Dyshojmë fort që të jetë kështu pasi moderatorja e njohur publikonb vazhdimisht foto dhe video të recetave të saj.

Me anë të një postimi në Instagram, Arbana bëri me dije ndjekësit e recetave të saj të kuzhinës se për shkak të dyfishimit të çmimit, libri i saj i dytë i gatimit nuk do të ribotohet.

“Libri im i dytë me receta gatimi është “sold out”prej shumë muajsh, dhe çdo ditë marr me dhjetëra mesazhe nga ju që më pyesni se ku mund ta gjeni…

Për shkak të rritjes së çmimeve të lëndës së parë të printimit kam vendosur të mos e ribotoj, pasi ribotimi do ta dërgonte në treg me dyfishin e çmimit të mëparshëm dhe gjykoj që kjo thjesht nuk është e drejtë. Librat e mi me receta nuk i kam parë dot si biznes, por më shumë si një mundësi për të ndarë grimca nga jeta ime në kuzhinë me ju; kështu që derisa të gjejmë kohë për receta të reja (me këto ritme fëmijesh nga 2034) do ndajmë receta të shijshme dhe të shpejta këtu në IG”, shkruan Arbana në postimin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)