Arbana Osmani flet për BBV2: “Kemi një kast që do t’i lërë në hije ata të ediconit të kaluar”
Në ditët e fundit të dhjetor “Big Brother Vip 2” do të nisë rrugëtimin e tij të ri. Emisioni që theu rekorde shikueshmërie do të “gozhdojë” përsëri përpara ekranit të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Stafi i programit kanë qëndruar shumë “hermetikë” duke na zbuluar fare pak informacione.
Mëngjesin e sotëm Arbana Osmani, e ftuar në programin “Wake Up” nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjeve rreth BBV2. Dhe këtë herë, moderatorja na dha disa përgjigje që na kanë bërë akoma më shumë kuriozë.
Duke rithënë që BBV do të nisë brenda këtij vitit, Arbana theksoi se këtë edicion personazhet janë akoma më të njohur, me karriera më të gjata dhe kasti i këtij vitit do t’i lërë në hije ata të vjetshmit.
“Big Brother Vip do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lërë në hije ata të edicionit të kaluar”, është shprehur moderatorja.
Nuk e dijmë se si do e presin personazhet e sezonit të kaluar këtë deklaratë, por jemi të sigurtë që pas kësaj, publiku po e pret akoma më me padurimin fillimin e emisionit.