GOSS-BIZ 21 Nëntor 2022, 16:34

Anita Haradinaj zbulon për herë të parë kushtin që i kishte vendosur Vera Grabockës për të qenë pjesë e “Dance Albania”

Anita Haradinaj zbulon për herë të parë kushtin që i

Anita Haradinaj është një emër i njohur i ekranit përmes karrierës së saj 20 vjeçare si gazetare dhe moderatore. Këtë sezon televiziv, ajo vendosi të linte Kosovën, duke u bërë pjesë e spektaklit të kërcimit në Tv Klan “Dance Albania”.

Rreth një muaj më parë Anita u tërhoq nga gara pas një dëmtimi në gju e duket se ka vendosur të mos rikthehet sërish.

Së fundmi, në një intervistë për Prive, Anita ka zbuluar për herë të parë “kushtin” që i kishte vendosur Vera Grabockës për të pranuar ftesën për të qenë pjesë e garës. Ajo i kishte kërkuar regjisores që të mos e nxirrte nga kornizat dhe t’i ruante reputacionin e krijuar gjatë gjithë këtyre viteve karrierë.

“Dëgjo Verë, unë kam 23 vite që e kam ndërtuar këtë profil, këtë karrierë në televizion dhe ti televizionin e njeh. Televizioni i ka dy anë, ose të rrëzon ose të ngre lartë. Me gjithë bagazhin që unë kam, emrin tim si Anitë po ta lejë ty në dorë dhe merre ti përgjegjësinë. Ti ose do të më rrëzosh ose do çosh. Edhe mendoj se ka qenë çdo gjë shumë korrekte. Jam e kënaqur me gjithë realizimin e gjësë dhe ruajtjen e kësaj figurës që kam,” tregoi Anita.